Vënia e maskës është pjesa më e lehtë. Ndërsa sfida vjen më pas. Edhe pse është një nga produktet më popullore në internet dhe përdoren çdo ditë, eksperiencat e atyre që e kanë provuar është një fund i dhimshëm. Të shumta janë femrat që e kanë aplikuar këtë maskë dhe ato tregojnë të njëjtën gjë të tmerrshme. Maskat u bënë të famshme nëpërmjet internetit, për shkak se besohej që ishin efikase dhe ta bëjnë lëkurën të butë.

Por kureshtja i ka shtyrë shumë blogere të ndryshme që ta provojnë atë dhe të përjetojnë rezultatet vetë. Eksperienca që ato kanë ndarë më pas në fakt nuk ka qenë si ajo e përshkruar. Këto maska të zeza mund të jenë mjaft të dhimbshme dhe ndoshta jo aq efektive. Madje mund të sjellin edhe acarim të lëkurës.

Dermatologia Dr. Janet Prystowsky, thotë se ‘ajo vetë nuk ka ndonjë evidencë nëse këto maska kanë ndonjë efekt për heqjen e pikave të zeza në fytyrë’. Gjithsesi, sipas saj, ‘ato japin iluzionin se funksionojnë vërtet’. Por në rastin më të keq, mund të shkaktojnë pezmatim të lëkurës, skuqje të rënda dhe madje edhe flluska.