Ekspertët paralajmërojnë serish se duhet shmangur nga përdorimi i shkopinjve për vesh.

Shkopinjtë shkaktojnë dëme në kanalin e veshit dhe në vend të nxjerrin dyllin e veshëve, ato e shtyjnë atë edhe më thellë në kanal.

Instituti Kombëtar i Shëndetit dhe të Ushqyerit në Britaninë e Madhe thotë se pastrimi i veshëve me një shiringë metalike të madhe që pastron dyllin me ujë është potencialisht i dëmshëm dhe nuk mund të përdoret.

Ekspertët pohojnë se kanali i veshit vetë pastrohet, dhe dylli i tepërt bie vetë dhe se veshët duhet të pastrohen ekskluzivisht me një peshqir të lagur.

Pastrimi manual shkakton traumë dhe irritim të veshit dhe këtë e ka konfirmuar edhe një studim i kryer nga Instituti Kombëtar i Shëndetit.

“Këshillojmë të gjithë që të mos shtien asgjë në kanalin e veshit, pasi ai vetë pastrohet dhe gjithçka që është e dëshirueshme është të fshini sipërfaqen rreth vrimës së veshit me një peshqir të lagur”, thuhet në deklaratë.