Londra është goditur mbrëmë nga të paktën tre sulme terroriste të njëpasnjëshme dhe të koordinuara, por askush nuk i ka marrë përsipër deri më tani edhe pse sipas “BBC”-së, ISIS ka përshëndetur nga mediat sociale ‘aksionet’.

Sulmi i parë, ‘Ura e Londrës’ një fugon merr përpara disa kalimtarë duke i shtypur.

Sulmi i dytë, ‘BoroughMarket’ të shtëna me armë.

Sulmi i tretë, ‘Vauxhall ‘ një person me thikë sulmon kalimtarët.

Sulmi i katërt, ‘Ura e Londrës’ dëgjohen disa shpërthime të një pasnjëshme pranë zyrave të ‘The Sun’. (Sipas raportimeve të fundit, janë bërë nga policia).

Policia ka konfirmuar deri tani 6 viktima dhe dhjetëra të plagosur.

Gjithashtu bëhet me dije se janë vrarë edhe tre persona të dyshuar, duke e çuar në 9 numrin total të të vdekurve.

Shërbimi i urgjencës së Londrës tha se, kishte dërguar 48 persona në spital përmes kryeqytetit të Britanisë, pas një sulmi që vrau të paktën 6 persona të shtunën në mbrëmje, njofton “Reuters”.

“Ne çuam 48 pacientë në 5 spitale mespërmes Londrës dhe trajtuam një numër të tjerësh në vendin e ngjarjes për lëndime të vogla”,- tha Peter Hodges, Zv.drejtor i operacioneve të Shërbimit të Ambulancave të Londrës, në një deklaratë të shtunën.

Pamjet e fundit tregojnë policinë britanike sesi udhëzon njerëzit në një lokal pranë “London Bridge” të ulen përtokë dhe të mbrohen.

Në videon mëposhtë, tregohet sesi policia evakuon njerëzit nga qendra e Londrës, duke u kërkuar të vendosin duart pas kokës.