Funksionarë veteranë të BDI që nga viti 2002 gëzojnë poste të larta shtetërore po zhvillojë betejë politike për të përfituar ndonjë post në Qeverinë e Zoran Zaevit.Siç bëjnë të ditur burime partiake për INA, nuk kanë të ndalur ambiciet e tyre, edhe pse kanë arritur që të pasurohen tejmase dhe të kenë mirëqenie familjare. “Po është e vërtetë sepse vazhdimisht i bëjnë lajka Ali Ahmetit për të shkuar në poste të larta. Kanë ambicie të sëmura. Nuk dijnë se kur është mjaft”, thekson për INA, një zyrtar i BDI-së. Bisedimet për ndarjen e posteve të zv/ministrave dhe drejtorive do të fillojnë javën tjetër. (INA)Partitë që janë pjesë e shumicës parlamentare mohojnë të kenë filluar bisedimet lidhur me ndarjen e posteve të zëvendësministrave si dhe të instititucioneve publike që janë nën kompetenca të Qeverisë. Të kontaktuar nga “Shenja”, LSDM, BDI dhe Aleanca për shqiptarët, mohojnë të jetë biseduar lidhur me ndarjen e këtyre posteve, duke i quajtur spekulime emrat të cilat tanimë po qarkullojnë nëpër opinion si persona të mundshëm për postet zëvendës ministrore në disa ministri.Nga LSDM thonë se në mometin që do të ketë bisedime për këto tema, opinioni do të jetë i informuar në kohë.“Nuk ka akoma diçka të tillë. Kur të ketë diçka, do të jeni të informuar. Ato janë vendime publike, kështuqë opinioni do të jetë i informuar në kohë”, thonë nga LSDM.Ndërkaq, nga BDI emrat e përfolur për postin e zëvendësministrit në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve dhe poste tjera i quajne spekulim.Nga Aleanca për Shqiptarët thonë se bisedimet lidhur me këtë çështje do të fillojnë prej të hënës. Ndërkaq emrat e deritanishëm i cilësoi si spekulime mediatike.Siç informojnë partitë e shumicës parlamentare, diskutimet rreth eshalonëve të dytë dhe të tretë të qeveritarë, pritet që të fillojnë në fillim të javës së ardhshme. Gjatë këtyre bisedimeve, partitë do të merren vesh për postet e zëvendësministrave dhe drejtorë të institucioneve publike në kuadër të qeverisë.