“1 mars ditë e bukur në Maqedoni. Do ishte edhe në Tetovë, por këtu abonimi për ajër të pastër sot ka përfunduar. Nisi prej sot përsëri tymi, helmi dhe ndotja vdekjeprurëse për tetovarët dhe tjerët. Gjatë ndërprerjes dy mujore u pa qartë se helmuesi Jugohrom e ndot këtë qytet për 40% më shumë.

Në përkthim, nëse nga pasojat e ndotjes me Jugohromin çdo muaj vdesin 10 njerëz, pa Jugohromin vdesin 4 më pak, me rihapjen prej sot, do të vdesin edhe këto 4 njerëz! Ky ndotës kolektiv në këto dy muaj ndërprerje nuk ka bërë asgjë për të merituar lejimin e rihapjes nga ministria dhe qeveria e me këtë meritojnë vetëm mallkimin nga ata që i helmojnë.

Me këtë shihet qartë se kjo Qeveri gangsterësh po subvencionon vdekjet në Tetovë. Herët ose vonë dënimin e merituar do ta marin edhe nga qytetarët edhe nga ligji. Ndërkohë dënimin do ta paguajnë edhe familjet dhe fëmijët e tyre që jetojnë dhe frymojnë në po këtë vend”, thuhet në reagimin e Eco Guerilla.

jugohrom