Sot ishim dëshmitar të disa lajmeve që kishin të bëjnë më organizatën Joqeveritare Ecoguerila si dhe themeluesit e saj. Tani pa dashur të futemi në brendësinë e reagimeve të dy grupeve dhe duke qenë të përmbajtur, meqë edhe vetë u sqaruan, ishte intereseante se si portale “Argat” të pushtetit u munduan të përfitojë nga kjo situatë duke e sulmuar dhe etiketuar njërin nga themeluesit e saj Arianit Xhaferin se qenka bërë me LSDM. Këta telall sot si duket u morën tërë ditën me liderin e Ecogueriles, dhe aspak me aktualitetet e fundit, sic ishte mos votimi i ligjeve nga BDI për Prokurorinë Speciale etj, për “qortimet” që Ambasada e Amerikës i bëri kësaj partie etj. Po tërë ditën u mor me statuset e liderit të Ecoguerilës, madej edhe nxirte foto të statuseve të tij pa i fshirë aspak emrat e miqëve tij, pra duke e thyer etikën gazetareske. Po pse i gjithë ky mllef nga këta “ARGAT”? Tani ua shpjegojmë. Pavarësisht numrit të “lajkave” të gjithë e dinë se këta “telall” janë argat të pushtetit, të Nikolla Gruevskit .Është e habitshme se si këtyre argatëve të Gruevskit aq shumë ju dhimbset VMRO-ja, bile as një fjalë nuk e thonë për ta, por shumë lehtë ata që së paku mundohen të na mbrojnë nga “Helmi” i Gruevskit i bëjn LSDM dhe i shpallin…

Prandaj këta telall të BDI-së e panë fuqinë e Ecogueriles, por edhe të liderit të saj, edhe të aktivistëve tjerë që janë pjesë e dy grupeve në protestën vitit të kaluar që ja futi ethet edhe BDI edhe VMRO-së të dyjave bashkë. Ajo ishte protesta më e bukur, si asnjë protest tjetër, që kishte qëllim të vetëm dhe të pastërt për ta mbyllur fabrikën që na helmon. Ishte ajo protestë që trishtoj qeverinë prandaj Ecoguerila dhe lideri i saj janë bërë therë në sy e këtij pushteti që ësht duke dhënë AMANETIN!
Meqë tani përsëri aktualizohet çështja e Jugohromit, më saktë prolongimi i afatit për vendosjen e filtrave, siç duket përsëri Jugohromi ka filluar tju tregojë dhëmëbët tetovarëve dhe po e lëshon helmin kërcënues kancerogjen që e rrezikon shëndetin tonë. Dhe në momentin që flitet për protesta dhe për organizim gjithëpopullorë na del dikush që mundohet të krijojë huti në opinion se kreu i Ecogueriles na qenka bërë LDSM?? Puna e madhe se paska shkuar në një tribunë ku paska qenë edhe lideri i LSDM. Ndërsa miqt e “argatëve” ditë e natë kanë kanë ndejtur bashkë më Nikollën dhe ish shefin e sigurimit Sekret Sashon duke bërë të gjitha bizneset dhe korrupcionin bashkë. Eh tani Ju “Argat” akuzoni Arijanit Xhaferin pse paska marr pjesë në një tribunë, çfar paradoksi infantil.
Në fund, do ishte mirë që pushteti me mekanizmat e tij si dhe me argatët e tij, ti mbajë sa ma larg duart nga Ecoguerila, e cila ka treguar mjaft profesinalizëm dhe paanshmëri në misionin e vetë. Tetovarët i kanë besuar kësaj organizate më shumë se partive shqiptare BDI dhe PDSH, të cilët aspak nuk e ndaluan ndotjen përkundrazi ishin pjesë e krimit të përbashkët. Andaj Ecoguerila ka nëvojë për përkrahje të tetovarëve, ashtu edhe tetovarët kanë nevoje për Ecoguerilën. Ndërsa këta papagall që mundohen ti bëjn dëm Ecoguerilës dhe gjithë tetovarëve, ne i porosisim: ” mos futni hundët ku nuk duhet se e gjithë tetova është Ecoguerilë”. Problemi Jugohromit dhe deponisë së egër është çështje mbi politikën ajo na helmon të gjithëve çdo ditë, dhe në po vdesim dalë nga dal. Këtu nuk ka politikë, këtu ka helm dhe rezistencë që quhet Ecoguerila e përkrahur masovikisht nga të gjithë tetovarët.

© fol.mk