Banka më e madhe zvicerane UBS planifikon shuarjen e vendeve të punës për të kursyer 100 milionë dollarë në sektorin e saj për menaxhimin e kapitalit.

UBS gjithashtu bën përpjekje për të arritur qëllimin e saj në reduktimin e kostove nga 2.1 miliardë franga deri në fund të vitit 2017.

Kryetari i Departamentit të menaxhimit të kapitalit të Bankës, Jörg Veltner, duke folur për Reuters thotë se UBS do të aplikojë një strukturë të re për të zvogëluar shpenzimet.

Banka në tremujorin e parë ka ulur fitimin neto prej gati dy të tretave, apo fitimin e regjistruar para tatimit prej 636 milionë frangash, nga 856 milionë franga në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Kjo është kryesisht për shkak të investimeve të ulëta të konsumatorëve, të cilët janë shumë të kujdesshëm për shkak të krizës./ albinfo.ch