FRANCA DO TË JETË NIKOQIR I TAKIMIT PËR SIRINË

Javën e ardhshme në Francë do të mbahet takimi i 10 ministrave për situatën në Siri.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme të Francës është thënë se të hënën do të mblidhen shefat e diplomacive të Francës, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Italisë, SHBA-së, Arabisë Saudite, Katarit, Jordanisë dhe një përfaqësues nga Bashkimi Evropian.

Në këtë takim do të marrë pjesë edhe lideri i opozitës siriane të cilin e përkrah edhe perëndimi Riad Hicab.

Ministria e Punëve të Jashtme e Francës ka dënuar sulmet ajrore në kampin e refugjatëve në Siri në cilin kanë vdekur 28 persona, në mesin e të cilëve gra edhe fëmijë.