P’ça Hazbi frigohet nga fjala e lirë

Më 9 Maj, në ditën e Evropës, lirisë, demokracisë, fjalës së lirë, të drejtave të njeriut etj. shfaqja “Nëse nuk bëjmë diçka ndryshe, asgjë nuk do të ndryshojë” dhe takimi me qytetarë, projekt i ETIKA i mbështetur nga USAID, duhej të ndodhnin në komunën e Bogovinës! Për fat të keq, nuk do të jemi në mesin e qytetarëve të asaj ane sepse një gjë tē tillë nuk e lejon kryetari i komunës z. Hazbi Idrizi! Projekti ka të bëjë me lirinë e fjalës, të drejtat e njeirut, demokracinë, të drejtat e qytetarëve. Sigurisht që miqtē tanë amerikanë nga taksat e tyre ndajnë mjete të finansojnë e ta sjellin dhe eksperiencën e tyre në ndërtimin e demokracisë! Më vjen keq dhe turp që në mesin tonë ka akoma autokratë me mendësi feudi, që uzurpojnë gjithçka, hapësirën publike, fjalën e lirë, jetët tona. Qytetarët e Bogovinës janë të mirēseardhur në vendin më të afërt ku do të jemi me shfaqjen! Përfundimisht, duhet të bëjmë diçka ndryshe!