Një organizatë në Britani, ka vlerësuar që të dyja gjinitë, edhe djemtë edhe vajzat, duhet të mësojnë për ciklin menstrual në shkollë, dhe në qoftë se nuk diskutojnë rreth kësaj mund të ketë dëme.

Organizata ka realizuar një anketim me 1,000 vajza të moshës 14 deri 21 vjeçare, të dhënat e të cilit kanë treguar që gjysma prej tyre nuk ndihen rehat të diskutojnë për periodat.

Mos diskutimi i kësaj çështje mund të shkaktojë dëme tjera, dhe kjo temë duhet të diskutohet nga të dyja gjinitë qysh në shkollën fillore, kanë deklaruar nga organizata Plan Internacional.