Një dokument i publikuar nga ana e studiuesit dhe historianit Kastriot Dervishi, flet për përmbytjet e vitit 1986 në zonën e Lezhës, ku shqetësimi kryesor mbetej lagja e barutit në depot e ushtrisë.

Nëpërmjet një dokumenti të rrallë historik që i përket një letërkëmbimi mes zyrtarëve të qeverisë së asaj kohe dhe strukturave lokale, shikohet qartë se cili ishte interesimi i Partisë dhe udhëheqjes për situatën e shkaktuar nga përmbytjet.

Postimi i studiuesit dhe historianit Kastriot Dervishi në Facebook:

“1986/Përmbytjet në regjimin e shkuar

Ditët e fundit dëgjuam nga përfaqësues të regjimit të shkuar se gjatë diktaturës së keqe komuniste, punët ecnin vaj, nuk ndodhnin përmbytje, se hapeshin kanale, shteti funksiononte, etj. Në të vërtetë, komunikata ditore e Ministrisë së Punëve të Brendshme është plot me njoftime përmbytjesh.

Nuk po paraqes njoftime të viteve të para të paslufës, pra të kohës kur u kryen punime bonifikuese nga puna detyruese e të burgosurve, por nga fillimi i vitit 1986.

Edhe atëherë me shtabe e kemi pasur punën, se metodologjia enveriste nuk shqitet kollaj nga qeverisja. Njoftimi është për Rrethin e Lezhës. Jo vetëm janë shkaktuar ato pasoja që shihen në njoftim, por është lagur edhe baruti i depove të ushtrisë, se edhe ajo copë-copë ka qenë, mezi mbante veten. Nënshkrimi i sipërm është i ministrit Hekuran Isai, i cili nuk ka lënë asnjë shënim se çfarë masash duheshin marrë, por vetëm ka konfrmuar leximin e tekstit të grupit operativ”.