E shtunë, 18 Maj, 2024
Ballina Lajme Rajoni Haxhiu tregon se si po torturohet në burg Donika Kadaj-Bujupi

Haxhiu tregon se si po torturohet në burg Donika Kadaj-Bujupi

Haxhiu i ka apeluar organizatave që monitorojnë burgjet që të përpiqen që ta ndalojnë, siç e ka quajtur ajo, këtë torturë e padrejtësi.

Komenti i plotë i Haxhiut:

Përveç që Donika po mbahet padrejtësisht në paraburgim, asaj me vendim të gjyqtarit Kalludra, po i ndalohet edhe komunikimi me telefon me anëtarët e familjes, bashkëshortin dhe fëmijët e po ashtu me urdhër të Kalludres po i bëhen edhe ndalesa në kundërshtim me të drejtat e njeriut.

Kjo është e papranueshme dhe skandaloze!

Apeloj te organizatat që monitorojnë burgjet që të bëjnë thirrje për ndalimin e kësaj torture e padrejtësie!