Ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli komenton zhvillimet në kampin opozitar, ndërsa zbulon edhe projektet e saj.

Topalli, një nga firgurat krysore të së djathtës, thotë se vendi është pa qeveri dhe opozitë, ndërsa sipas saj Basha dhe Rama, vijojnë bashkëpunimin mes tyre, në bazë të marrëveshjes së 18 majit. Në intervistë ne report tv, Topalli flet edhe për marrëdhëniet e saj me ish-kryeministrin, Sali Berisha.

“Gjatë kësaj periudhe kemi parë të gjithë që Basha është bërë bedel i qeverisë dhe ortak i oligarkëve. Mjafton të kujtojmë pjesë nga seancat parlamentare të muajve të kaluar kur kryeministri i kërkon Bashës të flasë për emrat e oligarkëve dhe i përmend me emër dhe ky ul kokën dhe nuk guxon të thotë një fjalë.Në këto kushte kur opozita kontrollohet nga qeveria për shkak të korruptimit dhe arsyeve te tjera të lidershipit te saj i bie që vendi ynë është në buzë të greminës se kështu bie demokracia dhe nuk ekziston më asnjë garanci për mborjtjen e të drejtave të njeriut”, thotë Topalli.

Ndërsa shton se Basha nuk është PD. Madje sipas saj ka dhe video që faktojnë se Basha ka vjedhur votat për të marrë karrigen kryesore në partinë më të madhe në opozitë.