Deri tani janë paraqitur 6288 shtetas të Maqedonisë me banim në vendet e e jashtme të cilët do të votojnë në zgjedhjet e 11 dhjetorit. Nga këto, janë pranuar 5734 ndërsa 133 janë refuzuar, kurse nga KSHZ njoftojnë se janë në pritje të nje interesimi më të madh në ditët në vazhdim.

Krahasuar me zgjedhjet e kaluara interesimi është shumë më i ulët, sidomos te shqiptarët. Gjasat janë që në këto zgjedhje diaspora të ngel pa asnjë, ose me vetëm një deputet në parlamentin e Maqedonisë.