Pas rastit të dite më parë kur për tentim përdhunimi të një të miture, në pranga u vu S.M, të cilit iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditësh, mbrëmë, në SPB Tetovë është denoncuar edhe një rast tjetër i tentimit për përdhunim të një të miture.

E ëma e të miturës, mbrëmë në Sektorin e Punëve të brendshme të Tetovës, ka denoncuar se ditë më parë, personi me iniciale N.N., nga rrethina e Tetovës, ka tentuar të përdhunojë vajzën e saj 13 vjeçare. Pas denoncimit, në policinë e Tetovës është thirrur personi i lartpërmendur i cili është mbajtur për dokumentim të rastit.