Ministri i ri i shëndetsisë D-r Arben Taravari është një profesionist  i dëshmuar në fushën e mjeksisë dhe se përzgjedhja e tij për ministër nga ana e LR-PDSH-së ka marrë lavdata dhe përgëzime nga gjitha  anët.

Por ky fakt i përzgjedhjes së personave profesionist për të ushtruar funskione ministrore si duket ka përulur edhe deputetët e VMRO-së të cilët përmes kordinatorit të tyre Ilia Dimovski e shprehen hapur faktin se Taravari është figurë me renome dhe ja vlen të bartë pozitën e ministrit të shëndetsisë.

“Sikur të kishte mundësi që ministrat e rinjë të votohen një nga një edhe deputetët e VMRO-së do të votonin për ministrin e shëndetsisë z. Arben Taravarin sepse është një kuadër i dëshmuar në profesionin e tij dhe ja vlen të votohet për ministër. Ne nuk mund ta dijmë se a do të jetë ministër i suksesëshëm por e kaluara e tij profesionale si mjek i sukseshëm e  dëshmon një gjë të tillë”- u shpreh mes tjerash deputeti i VMRO -së Ilija Dimovski. /Fol.mk

©FOL