Anëtari i Këshillit ekzekutiv të LSDM-së, Edmond Ademi, në emisionin 10 minuta theksoi se metodologjinë për pastrimin e listës zgjedhore e nënshkruan për të treguar se kjo parti nuk frikësohet nga zgjedhjet. Por sipas tij koalicioni VMRO-BDI nuk dëshiron zgjedhje të lira, fer dhe demokratike

“Nëse VMRO dhe BDI janë të sinqertë dhe duan zgjedhje të lira, fer dhe demokratike, do të pranojnë propozimin e Van Hojtes si propozim i BE-së për zgjidhjen e mediave”, tha Edmond Ademi, nga LSDM.

Ademi tha se VMRO dhe BDI nuk dëshirojnë të krijojnë hapësire mediale për opozitën, që gjatë fushatës parazgjedhore të ketë prezantim barabartë në të gjitha mediat, duke përmendur paratë që u janë dhënë tre televizioneve Sitel, Alfa dhe Kanal 5.

“Dy ditë pas ndodhive në Kumanovë koalicioni VMRO-BDI televizioneve qeveritare Sitel, Alfa dhe Kanal5 u jep 2.6 milion euro. Me çfarë qëllimi? Manipulimit, krijimit të tensioneve ndëretnike. Në situatë kur kishte qytetarë që iknin për të shpëtuar kokat nga ato rrënime. Domethënë shihet se sa realisht mediat janë të kapura nga pushteti”, shtoi Ademi.

Sa I përket Materjaleve të përgjimeve rreth rastit të Kumanovës dhe rastit të Smillkovcës, Ademi tha se të gjitha janë dorëzuar te prokurorja speciale Katica Janeva, e cila sipas tij, duhet që gjatë mandatit të saj të merret edhe me këto dy raste.

https://youtu.be/ZLbsQvqtzP8