Javën e kaluar ndodhi operacioni përfundimtar për rënimin politik të Nikolla Gruevskit. A do të del në fund kështu siç dëshiruar skenaristët, do të shihet në periudhën e ardhshme, ka theksuar gazetari kontravers, Vasko Eftov në emisionin e tij të fundit, përcjell Fol.

”E tërë struktura shtetërore ishte vënë në funksion për fitoren e zgjedhjeve nga LSDM-ja. Për shembull, qyteti i Gjevgjelisë është një qytet ku asnjëherë ku nuk ka pasur parregullsi zgjedhore të rëndësishme ose shtrembërim të procesit zgjedhor. Sidoqoftë, ajo çka ndodhi 30 ditët e kaluara në Gjevgjeli, duhet të prezantohet. OBRM-PDUKM në analizat e saj të brendshme se kush duhet të jetë kandidat për kryetar komune ka bërë disa sondazhe të brendshme. Në ato sondazhe, bindshëm në vend të parë ishte emri i një mjeku. Me atë mjek bëri një marrëveshje, vijuan anketat dhe u ra dakord ai të jetë kandidat për kryetar të OBRM-PDUKM-së për zgjedhjet lokale më 15 tetor. Vetëm një ditë pasi mjeku pranoi të jetë kandidat për kryetar të OBRM-PDUKM-së në Gjevgjeli, atij ia ndaluan njerëzit me origjinë nga Gjevgjelia të cilët janë shumë të afërt me strukturat e PSP-së.

I janë prezantuar doktorit informacione të caktuara, i janë kërcënuar se do ta komprementojnë në Gjevgjeli dhe para publikut të gjerë maqedonas dhe një ditë pas pranimit që të jetë kandidat për kryetar komune i OBRM-PDUKM, mjeku është tërhequr. Është bërë një analizë e re dhe e brendshme e rigrupimit lidhur me atë se kush duhet të jetë kandidat i ri. Është zgjedhur një person i ri, edhe ai ka kaluar nëpër të njëjtin operacion, është kërcënuar dhe ai është tërhequr”, analizon Eftov në emisionin e tij.

Eftov njofton se ish-bartësi i listës për këshilltar të OBRM-PDUKM-së në Gjevgjeli, në këto zgjedhje shkoi në zgjedhje me një listë të pavarur këshilltarësh. Kjo listë fitoi rreth 2 mijë vota dhe kjo përcaktoi zgjedhjet në Gjevgjeli.

Një pjesë e madhe nga votuesit e Kiçukov, përfunduan në kutinë e zgjedhjes të LSDM-së.

”Është në të vërtetë një operacion që, me ndihmën e ‘bombave’, me ndihmën e gjithë aparatit shtetëror, të një mënyre represive të funksionimit të shtetit brenda Maqedonisë, struktura të caktuara dhe të dukshme të OBRM-së u shantazhuan ose u detyruan të votojnë për opsionin tjetër politik”, ka vlerësuar gazetari Eftov. /Fol/