Këshilli i Sigurimit të OKB-së ka dështuar që të dënoj dhunën e shfaqur të premten në Turqi, pasi Egjipti ka kundërshtuar deklaratën përmes së cilës kërkohej të gjitha palëve që të “respektojnë qeverinë e Turqisë, të zgjedhur në mënyrë demokratike”, kanë treguar diplomatët.

Në draft-deklaratën, e hartuar nga SHBA, gjithashtu shprehej shqetësimin e madh mbi situatën në Turqi, u kërkon partive të jenë të përmbajtur, të shmangin dhunën dhe gjakderdhjen dhe gjithashtu bën thirrje që t’i jepet fund krizës dhe të kthehet sundimi i ligjit.

“Ne kemi propozuar që të përdoret tjetër gjuhë që respekton parimet demokratike dhe kushtetuese por amerikanët kanë refuzuar”, ka thënë për Reuter, ambasadori i Egjiptit në OKB Amr Aboulatta.

Diplomatët kanë thënë se Egjipti ka kërkuar që në deklaratë të shkruhej se i bëhet thirrje të gjitha palëve që pjesa ku thuhet se duhet të “respektohet qeveria e Turqisë e zgjedhur në mënyrë demokratike” të hiqet, duke u arsyetuar se Këshilli nuk është në pozitë që të kualifikojë se çfarë qeverie është ajo, a është e zgjedhur në mënyrë demokratike apo jo.

Pasi SHBA dhe Britania e Madhe kundërshtuan këtë propozim, Egjipti propozoi që OBK të bëj thirrje që në Turqi të “respektohen parimet demoratike dhe kushtetuese si dhe sundimi i ligjit”, kanë treguar diplomatët.