Konsumimi i sa më shumë frutave, sidomos në stinën e verës mund t’ju ndihmojë që organizmi juaj të fuinksionojë më mirë.

Të pasura me vitamina dhe betakarroten, ato janë antioksidantë të fuqishëm që ndihmojnë në uljen e barkut. Pjepri, pjeshka,janë të pasur më betakarroten, ndërsa portokalli, kivi janë të pasura me vitaminë K. Ja disa nga frutat ëm të mira për t’u konsumuar.

Pjeshka

Zakonisht përdoren gjethet, lulet, frutat dhe farat e pjeshkës. Të gjitha pjesët e bimës kanë shije të hidhur, sepse përmbajnë acid cianhidrik dhe duhet kujdes i posaçëm. Frutat përdoren të freskëta dhe të përpunuara. Ato kanë vlera të larta ushqyese e kuruese; përmbajnë rreth 10 për qind sheqerna, acide organike, pektinë, vitaminë C dhe R me shumicë, sasi të pakta provitaminë A, vitaminë B1, B2, PP, kripëra minerale, lëndë aromatike etj.

Ananasi

Ananasi është një frut tropikal dhe ka një shije shumë të veçantë. Përmbajtja e lartë e vitaminës C, ndihmon trupin të largojë radikalet e lira, të cilat shkatërrojnë qelizat normale. Për këtë thuhet se ananasi është një frut që lufton kancerin. Nga studimet rezulton se radikalet e lira nxisin shfaqjen e arteriosklerozës dhe dhimbjet e zemrës, shkatërrojnë qelizat e zorrës së trashë duke çuar në tumor, si dhe kontribuojnë në dhimbjen e kyçeve si dhe në artriti. Pra marrja e dozes ditore të vitamins C, nëpërmjet ushqimit duket se largon të gjitha këto efekte që vijnë nga radikalet e lira në trup. Për më tepër, vitamina C ka rëndësi jetike për forcimin e sistemin imunitar, i cili lufton infeksionet gripin dhe virozat.

Molla

Konsumohen frutat e mollës dhe gjethet. Frutat përmbajnë rreth 15 për qind sheqerna, acide organike e sidomos acid malik, janë të pasura në karotinë (provitaminë A), me vitamina B1, C, E, P, B2, PP, të cilat ndodhen nën lëkurë.Farat e mollës përmbajnë albumina dhe yndyrë.Fruti i mollës, ka veti freskuese, qetësuese dhe zbutëse. Çaji i përgatitur me mollë të ziera pakëson etjen, zbut acarimin e laringut. Mollët rekomandohen të përdoren nga njerëzit me sëmundjet nervore, të cilat shoqërohen me pagjumësi. Cipa e jashtme e frutave të mollës ka përmbajtje të lartë vitaminash.

Hurma

Në mjekësinë popullore përdoren pothuajse të gjitha pjesët e bimës, fruta, gjethet, degët. Ajo përdoret e freskët, e thatë, përgatitet reçel, marmelatë, alkool, raki dhe ëmbëlsira të ndryshme. Fruta përmban rreth 17 për qind sheqer kur është e freskët dhe 62 për qind kur thahet. Përmban vitamina A dhe C, proteina, yndyra, kripëra minerale, si hekur, sasi të konsiderueshme taninë etj. Hurmat kanë gjetur përdorim të mire në luftimin e sëmundjes së anemisë, dobësimit të përgjithshëm të organizmit pas kalimit të ndonjë sëmundje. Mjekimi me hurma rekomandohet edhe për personat që vuajnë nga diarreja kronike. Farat e hurmës kanë gjetur përdorime në dhimbjet shumë të forta të barkut.

Portokalli

Portokalli është i pasur me vitamina A, B, C, P, me kripëra kalciumi, fosfor etj. Lëngu i portokallit është tepër freskues. Nga lëvozhga e portokallit del vaj eterik shumë i mirë, i cili gjen përdorime të shumta në prodhimin e pijeve, aromave, ilaçeve etj. Lëngu i portokallit ka veti diuretike dhe antiseptike, dhe përdoret me sukses në luftimin e sëmundjeve të veshkave, edhe në rastet kur janë formuar gurë në to, në sëmundjet e mëlçisë dhe në ato të zemrës dhe të enëve të gjakut. Lëngu i portokallit, duke i shtuar pak sheqer, pëlqehet edhe nga fëmijët e vegjël dhe këshillohet të përdoret qysh në muajin e tretë pas lindjes. Portokallet përdoren me efekt të mirë në luftimin e anemisë, duke pasuruar gjakun me elemente të reja. Portokalli ka përmbajtje të lartë të vitaminës C. Kjo vitaminë merr pjesë në shumë procese të shkëmbimit të lëndëve në organizëm. Lëvozhgat janë të pasura me elemente aktive dhe lëngu i fituar nga zierja e tyre përdoret edhe në rastet e çrregullimeve të stomakut dhe të zorrëve.

Mandarina

Në mjekësinë popullore përdoren frutat, lëvozhgat e frutave, gjethet, lulet. Fruta e mandarinës është shumë e këndshme dhe aromatike. Ajo është e pasur me vitamina A, B, C dhe sheqerna. Nga lëngu i frutave prodhohet mandarinadë shumë e shijshme. Mandarinat janë ndër agrumet më të pëlqyeshme falë aromës dhe përmbajtjes më të lartë të sheqerit. Në sajë të përmbajtjes së vitaminave, si dhe të një sasie të konsiderueshme hekuri, mandarinat përbëjnë një ushqim shumë të përshtatshëm për pastrimin e gjakut dhe për luftimin e anemisë. Mjekimi me mandarina vazhdon 20-25 ditë, duke konsumuar çdo ditë nga 10-15 kokrra ose edhe më shumë.

Fiku

Është një frut i këndshëm dhe i ushqyeshëm. Përmban shumë karbohidrate, që në fiqtë e thatë arrijnë mbi 60 për qind, si dhe albumina e yndyra. Fiqtë e njomë kanë mjaftë vitaminë C, pro-vitaminë A dhe hekur. Fiqtë rekomandohet të përdoren nga personat e dobësuar, nga anemikët dhe nga ata që e ndiejnë shumë të ftohtët: ata i japin organizmit force dhe nxehtësi.Qumështi i fikut ka gjetur përdorime praktike për heqjen e kallove, si dhe për lyerje kundër reumatizmave e dhimbjeve të tjera artritike. Qumështi i fikut të egër përdoret me efekt për zhdukjen e lythave nga sipërfaqja e duarve ose e këmbëve. Gjethet e njoma të fikut kanë veti terapeutike shumë të mira kundër sëmundjes së astmës. / shendeti.com.al