Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar në llogarinë e tij zyrtare në Facebook lidhur me debatin e organizuar sot për demarkacionin, duke thënë se nuk duhet të jesh gjeodet, jurist apo ekspert që të kuptosh që kjo marrëveshje është e dëmshme.

Ahmeti ka kërkuar që ky debat të shpërndahet dhe të ritransmetohet sepse në gjithë Kosovën ka mungesë të energjisë elektrike ndërsa televizioni publik ka ndalur transmetimin sepse ka probleme teknike.

Ja statusi i plotë:

Nuk duhet të jesh gjeodet, jurist apo ekspert i cilës do fushë për ta kuptuar deklasimin me argumente kundër verzionit të demarkacionit të nënshkruar nga qeveria.

Duhet të shpërndahet ky debat për ditë të tëra nga të gjithë, sepse është ndal rryma gjithandej Kosovës, ndërsa RTK ka ndërprerë transmetimin për shkak të problemeve teknike.

Por sot ky verzion i demarkacionit pësoi goditjen e fundit shkencore.

Tash duhet të bjerë edhe ligjërisht edhe politikisht.