Edhe pse me projektin “Boshkov Most” nuk parashihet devijim i drejtpërdrejtë i ujërave të Radikës, ekspertët thonë se dëmi që ky projekt do të ja shkaktonte këtij lumi është i shumëfishtë.

“Është për të përshëndetur vendimi i Gjykatës Administrative i cili urdhëron Qeverinë e RM (e përmes saj ELEM-in si realizues i aktiviteteve) që të ndërpriten të gjitha aktivitetet në zonën e parkut kombëtar të Mavrovës, respektivisht aty ky planifikohej të ndërtohen hidrocentralet “Fusha e Lukovës” dhe “Ura e Boshkut”, deri në një studim të ri i cili do të jepte një përgjigje/raport gjithëpërfshirës lidhur me ndikimin e përgjithshëm në ekosistemin e Parkut Kombëtar të Mavrovës nga të dy projektet e lartpërmendura të Qeverisë së RM. Po të mos ndërpriteshin këta aktivitete, dëmi për Radikën (dhe për liqenin e Dibrës) do të ishte ishumëfishtë. Problemi kryesor me hidrocentralin në “Urë të Boshkut” është se ai nuk është i paraparë të funksionojë në mënyrë permanente (dmth të ketë rrjedhje të vazhdueshme të ujit), respektivisht ky është një hidrocentral i cili për 19 orë do akumulojë ujërat e disa proçkave (e Tresonçes, Rosokut, Lazaropoles, Valovnicës, Gajres dhe Zvonçicës) të cilat ushqejnë Radikën përmes degës së saj Lumi i Vogël dhe do të prodhojë energji elektrike vetëm për 5 orë në ditë. Gjatë kësaj periudhe do të derdhen mbi 25 m3/sec, me çka do të bëhet përmbytje e fuqishme për kohë të shkurtë, shpërlarje e shtratit të lumit dhe shkatrim total i të gjitha gjallesave që jetojnë në degën e Radikës “Lumi i vogël”. Fillimisht do të dëmtohej ekosistemi i degës së Radikës, “Lumit i Vogël”, pasi në periudhën e 19 orëve të akumulimit të ujit, nuk do rrjedhë as edhe një pikë ujë në shtratin e “Lumit të vogël”. Pra dëmet ekologjike të projektit “Ura e Boshkut” janë të shumëfishta: dëmtim e florës dhe faunës së “Lumit të vogël”ç disbalancim total i ekosistemit të kësaj zonëç disbalancim të sasisë së ujërave në Radikëç zvogëlim të sasisë së ushqimit në “Lumin e Vogël” e me të edhe në Radikëç për të arritur të impakti final negativ përmes degradimit të Radikës në degradim e deri në shkatërrimin total të liqenin e Dibrës, i cili rrezikohet seriozisht të shndërrohet në një kënetë gjigante, thotë për “Lajm” eksperti dhe aktivisti i shoqërisë civile nga Dibra, Bardhyl Marku.

Juristët dhe gjykatësit shqiptarë të cilët i ka konsultuar “Lajm”, thonë se Me këtë vendim janë lënduar disa nene të Ligjit për mjedis jetësor. Fillimisht është shkelur neni 17 që i dedikohet Parimit për pjesëmarrje të opinionit dhe qasjes te informatat. Por më e keqja është se në këtë rast nuk është informuar fare Shqipëria edhe pse ky projekt prek ujërat që lëvizin drejt territorit shqiptar.

Analisti Semi Mehmeti, vlerëson se ky skandal do të ftohë edhe më tepër raportet politike të qeverisë shqiptare me Maqedoninë, e posaçërisht me faktorin politik shqiptar në pushtet.

“Përveç ftohjes së raporteve politike, Shqipëria duhet të reagojë edhe përmes rrugës zyrtare, sepse sipas mendimit tim bëhet fjalë për skandal diplomatik, duke pas parasysh se me konventat ndërkombëtare nuk lejohet prekja e ujërave që lëvizin nga një vend në vend tjetër, pa pëlqimin ose pa ndonjë marrëveshje mes shteteve në fjalë. Është e qartë se në këtë rast Maqedonia ka nënçmuar shtetin shqiptar. Po shihet qartë se në vitin 2012 deri sa me pompozitet është festuar publikisht 100 vjetori i pavarësisë, fshehurazi është bërë tradhti ndaj Shqipërisë”, thekson Mehmeti.

Ai kërkon që ambasada shqiptare sa më shpejtë të prononcohet për rastin, kurse të reagojë edhe MPJ në Tiranë.