Nënkryetari i LR-PDSH-së z.Agon Ferati dhe kryetarja e Asamblesë së femrave znj.Arta Toçi pritëm në takim zyrtar në selinë në Tetovë, përfaqësuesin e misionit vëzhgues të ODIHR-it z.Alessandro Rotta.

Në takim është biseduar për situatën e përgjithshme politike, Programin politik dhe aktivitetet operative të LR-PDSH-së, rëndësinë e implementimit të plotë të Marrëveshjes së Përzhinës për zhvillimin e procesit kredibil zgjedhor, përfaqësimin e shqiptarëve në Komisionet zgjedhore dhe tema të tjera.

Përfaqësuesit e LR-PDSH-së kanë kërkuar nga ODIHR, si mision vëzhgues ndërkombëtar, të ndjek me vëmendje të veçantë procesin e pastrimit të listave zgjedhore dhe të sigurojë vëzhgim intensiv të procesit zgjedhor, me qëllim minimizimin e parregullsive eventuale zgjedhore.

Nga ana tjetër, z.Alexandër Rotta ka përshëndetur interesimin e LR-PDSH-së për zgjedhje fer dhe demokratike, duke u shprehur pozitivisht edhe për kërkesat e parashtruara. Bashkëbiseduesit janë dakorduar që komunikimi mes LR-PDSH-së dhe misionit vëzhgues të ODIHR-it, do të vijojë edhe në të ardhmen.