Ministri i Ekonomisë Driton Kuçi sot nënshkroi Marrëveshje për koncesion për nxjerrjen e mineralit të plumb-zinkut në minierat e Toranicës dhe Zletovës me pronarin e kompanisë bullgare “Minstroj Holding”, Volkanov. Me këtë do të bëhet ristartim i menjëhershëm i minierës së Zletovës dhe Toranicës ku do të punësohen 1000 maqedonas. ‘Në dy minierat do të investohen më shumë se 10 milion euro, ndërkohë që do të zgjidhet dhe çështja ekzistenciale e rreth 1000 minatorëve, të cilët do të kthehet menjëherë në vendet e tyre të punës, me mundësi reale për rritjen e pagave të tyre mujore’, deklaroi Kuçi. Investitori i ri njoftoi se në muajin maj do të nxjerren xehet e para nga miniera e Zletovës, ndërsa ndërkohë do të pregatitet miniera Toranica për ristartim.