Të martën, ora 6 e 45 minuta, ka ndodhur një eksplodim afër tregut të veturave në Shkup. Me këtë rast janë djegur dy vetura. Policia ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me këtë rast, raporton Gazeta Lajm.

“Më datë 18.04.2017 ora 6 e 45 minuta në policinë e Shkupit është denoncuar se te tregu i vjetër i veturave, në terminalin e ‘Fershpedit’ është djegur një kolibe që ka shërbyer si gardërobë për të punësuarit e ‘Fershpedit’. Në këtë zjarr është djegur kulmi, kurse janë përfshirë edhe dy vetura – një veturë transportuese e llojit “Ford” me regjistrim të Shkupit dhe një veturë “Reno”, poashu me targa të Shkupit, pronë e ndërmarrjes “Alpik SHPK”. Zjarri sipas gjitha gjasave është shkaktuar nga defekti në instalimin elektrik. Një pjesë e të punësuarve, deri sa kanë ndërruar rrobat kanë dëgjuar eksplodim në hapësirën ndihmëse, ku kanë ruajtur benzinë. I punësuari Q.Sh. (54) nga Shkupi ka marrë djegie të shkallës së dytë dhe është dërguar për shërim në Klinikën për kirurgji plastike. Kontroll në vendin e ngjarjes ka kryer një ekip i SPB-së së Shkupit”, njoftoi policia.