Deputeti nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Vesel Memedi, ka deklaruar gjatë fjalës së tij në Kuvend, se kërkon të Vërtetën për Kumanovën, Sopotin dhe Kondovën.

“Kutia e Pandorës nuk është hapur shkaku i Platformës, as edhe shkaku i LSDM-së apo VMRO-së e ndonjë partie tjetër, por është hapur që moti, dhe në gjitha partitë ka forca që tentojnë ta mbyllin, por nuk ka kush ta mbyll”, tha Veseli gjatë fjalës së tij në Parlament.

“Ideja si që është koha tani është të thuhet fjala e fundit për shumë dukuri që e karakterizojnë Maqedoninë, të thuhet e vërteta për Kumanovën, Sopotin, Kondovën, fatkeqësinë e Boris Trajkovskit…”, ka thënë më tej Memedi.