Anëtari i kryesisë qendrore të LR-PDSH , prof.dr. Elmi Aziri në debatin e mbrëmshëm që kishte në TVM me përfaqësuesit e BDI dhe Lëvizjes Besa , u shpreh se shqiptarëve në përgjithësi pa dallim se për cilën parti politike kanë votuar në zgjedhjet e kaluara u pengon pozita inferiore e BDI në qeveri . Sa i përket pozitave inferiore të BDI në qeveri mjafton të klikosh në webfaqen e ndonjë ministrie dhe të shikosh projektet se sa projekte shkojnë për pjesët me shumicë maqedonase dhe sa në ato shqiptare. Unë sa për informacion e shikova webfaqen e ministrisë së transportit dhe lidhjeve , ministri përmes së cilës realizohen numri më i madh i projekteve infrastrukturore dhe aty e pash programin ku janë programet e infrastrukturës rrugore , programet e infrastrukturës hekurudhore, programet e infrastrukturës ajrore etj .

Për infrastrukturën rrugore janë vetëm dy projekte thënë kushtimisht në zonat shqiptare : është projekti famoz prej vetëm 13 km Shkup – Bllacë projekti për të cilin shkruan se do të realizohet më partneritet publiko-privat , dhe autostrada Kërçovë – Gostivar e cila gjithashtu shkruan se do realizohet me partneritet publiko-privat, këto janë dy projekte në hapsirat shqiptare dhe për të cilat nuk parashihen mjete buxhetore por të njejtit dë të realizohen nëse paraqitet ndonjë investitor i huaj i cili është i interesuar që të ndërtoj rrugën dhe pastaj përmes pageseva të rrugës ti kthej parat e veta . Të gjitha projektet tjera 50 , 60 multimiljonshe janë projekte me financim buxhetor.

Unë e dijë që BDI ka dëshirë që pjesën shqiptare ta bëjë Zvicër, por nuk kanë takat , takatin ku e kanë harxhu e dijnë këto të BDI , a kurr më të fortë se sot nuk munden me u bë sepse kishin 153000 vota , fuqi më të madhe politike asnjë parti politike nuk ka pas . Ju të BDI mos na tregoni se cka do të bëni në të ardhmën por tregoni se çfarë keni bërë ose me sakt se çfarë nuk keni bërë. Këto dhe disa tema tjera ishin pjesë e debatit që profesori Elmi Aziri me forcën e argumentit duke u bazuar në shifra konkrete i tha në debatin e TVM 2 dhe e bëri të flas me vetveten përfaqsuesin e BDI , Arbër Ademi

Në vazhdim  emisioni i plotë;