Në kampionatin europian, Kombëtarja shqiptare do të vishet nga firma “Makron”. Pak ditë më parë, FederataShqiptare e Futbollit në bashkëpunim me firmën e veshjeve kanë zyrtarizuar edhe çmimin e fanellës, e cila kushton 79 euro.

Një çmim i tillë radhitet një ndër më të shtrenjtit duke u krahasuar me fanellat e klubeve të tjera pjesëmarrëse në kampionatin europian. Mirëpo, ende pa dalë në shitje fanellë e re origjinale, imitimet kanë pushtuar tregun.

Në një foto të publikuar nga “jeta osh qef” shihet qartë një version i imituar i uniformës së Kombëtares, që kushton vetëm 25 mijë lekë të vjetër. Ajo vjen në versionin e parë që është në ngjyrë të kuqe, por edhe në ngjyrë të bardhë.

Ndërkohë që kompania “Makron” do të prezantojë nesër zyrtarisht fanellën origjinale në ambientet e saj, ku do të jenë të pranishëm edhe futbollistët e Kombëtares.

Uniforma origjinale ka mbërritur në doganën shqiptare ditën e shtunë dhe nuk ka dalë ende në shitje. Ende nuk dihet nëse drejtuesit e FSHF-së në bashkëpunim me organet kompetente do të marrin masa për t’i hequr nga tregu fanellat e imituara.

makron