Aleanca për Shqiptarët (ASH), në mbledhjen e rregullt të Kryesisë Qendrore, për kryetar të shtabit zgjedhorë qendror për zgjedhjet lokale të 15 tetorit ka zgjedhur, Elmi Azirin, nënkryetar i ASH-së, si dhe zëvendës ministë i Punës dhe Politikës Sociale.

Anëtarë të tjerë të Shtabit Qendror Zgjedhor të ASH-së u zgjodhën, sekretari i përgjithshëm i ASH-së, Arben Taravari, dy nënkryetarët e ASH-së, Agon Ferati, Remzi Mehmeti si dhe Bujare Abazi anëtare e Kuvendit Qendror të ASH-së.