Ish shefi i drejtorisë së V në DSK Goran Grujevski vetëm disa ditë para se ti caktohet paraburgimi, disa herë ka lëshuar dhe ka hyrë në vend me një identitet të rremë.

Ai ka udhëtuar me identitetin e remë në kohën kur ka qenë i sëmurë ose disa ditë para se gjykata t’i cakotjë atij paraburgimin.

Sipas informacioneve të fundit, Goran Grujveski si Vladimir Varelov disa herë ka hyrë në Serbi dhe Bullgari, Grujevski ndërkohë që nuk e përdor më atë identifikim pasiqë masa e paraburgimit tashmë është aktive dhe se është lëshuar fletarrest ndërkombëtarë.

Pas zbulimit se ish shefi i drejtorisë së V në DSK disponon dy identitete në media doli lajmi se ai e ka lëshuar vendin dhe se gjendet në Bosnjë dhe Hercegovinë. Grujevski disponon edhe dy shtetësi por në fletarrestin ndërkombëtarë shkruan se ai është i lindur në qytetin boshnjak Bihaq e që hap dyshimin nëse i dyshuari ka edhe nënshtetësi boshnjake.

Ndërkohë që lidhur me të akuzuarit, ministri i brendshëm Spasovski theksoi: “Në bazë të hetimeve që janë duke u bërë nuk mund të japim detaje, bashkë me PSP që është e autorizuar për rastin mund të jep detaje më tepër, punojmë në sigurimin dhe gjetjen e tyre e qëmë pas të vazhdojë procedura”, ka thënë kështu Spasovski.