Sinan Bytyqi është futbollisti i katërt që i bashkohet Kosovës për kualifikimet për botërorin e Rusisë.

21 vjeçari që paraqitet në radhët e Manchester Cityt në Premierligë, ka qenë pjesë e grupmoshave të Kombëtares së Austrisë.

Djaloshi nga Prizreni, i rritur në Austri, ka vendosur t’i bashkohet Kosovës, pasi është bindur nga projekti i përzgjedhësit Albert Bunjaki

Bytyqi në llogarinë e tij në Facebook, ka falënderuar Austrinë, teksa i ka njoftuar se ka vendosur të luaj për vendlindjen.

Njoftimin Bytyqi, e ka bërë në tre gjuhë, në shqip, në gjuhën gjermane dhe atë angleze.

“Faleminderit per gjithqka austria po vendimi im eshte te luaj per vendlindjen time Kosoven”, ka shkruar Bytyqi në Facebook.