Empoli e Milani ndajnë pikët (Video)

Pas fitores së madhe ndaj Fiorentinës, Milani nuk ka mundur të marr më shumë se një pikë si mysafirë i Empolit

Skuadra e trajnerit Sinisa Mihajlovic assesi të gjej ekuilibrin. Edhe përkundër se javën e kaluar mposhtën një super skuadër si Fiorentina me rezultat të pastër 2:0, ata janë treguar të pafuqishëm ndaj Empolit ku ndanë pikët, barazuan 2:2.

 

Për Milanin shënuan Carlos Bacca dhe Giacomo Bonaventura, derisa për vendasit shënuan Piotr Zielinski dhe Massimo Maccarone.

Pas këtij barazimi, Milani gjenet në pozitën e gjashtë me 32 pikë, dhe rrezikon renditjen në tabelë nëse Sassuolo fiton të dielën ndaj Bolognas. /Express/

https://www.youtube.com/watch?v=LlQnq3dyPpE&feature=player_embedded#t=0