OBRM-PDUKM sot përmes një komunikate për mediat në lidhje me procesin gjyqësor të rastit ‘Mitëmarrje’ ku kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev akuzohet për kërkim të mitëmarrjes, vlerëson se Zaev kërkon mënyra për t’i ikur drejtësisë.

 

Sipas OBRM-PDUKM, Zaev dëshiron të bashkëpunojë vetëm me PSP-në, siç thuhet, ajo është e Zaevit, ajo e mbron atë, në vend që ta penalizojë.

‘Zoran Zaev do të përgjigjet për krimin dhe do të kthejë gjithçka që ka vjedhur me principin me të cilin ka vjedhur: euro me euro, tu kthehet qytetarëve të dëmtuar’, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/