MPB ende nuk ka marrë zyrtar nga policia greke për arrestimin e ish-shefave Goran Grujovski dhe Nikolla Boshkovski në Selanik, përcjell Fol.

AIM mbrëmë publikoi se të dy-ish shefat e MBP, të cilët disa muaj ishin në arrati, janë paraburgosur në Selanik, Greqi.

Boshkovski dhe Grujovski akuzohen nga PSP-ja në rastet ‘Fortesa’, ‘Target’ dhe ‘Fortesa 2’.

Të dy nga 18 korriku, kur Gjykata e Apelit u caktoi masë paraburgimi, janë të pakapshëm për policinë, me siguri duke u fshehur me identitete të rrejshme. Ata janë të akuzuar për shkatërrim të pajisjes për përgjim. /Fol/