Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), sot duhet të shqyrtojë ankesat që kanë paraqitur ankesat pas rrethit të parë të zgjedhjeve lokale të mbajtura të dielën (15 tetor). 46 ankesa janë dorëzuar në KSHZ brenda afatit të caktuar, përcjell Fol.

Komisioni dje miratoi një raport mbi ankesat e paraqitura ndaj procedurës për votim, tabelimin dhe përcaktimin e rezultateve.

Më së shumti ka ankesa të parashtruar OBRM-PDUKM (43) TMRO (1), Aleanca për Shqiptarët (1) dhe E Majta (1).

KSHZ-ja është e detyruar të vendosë për ankesat e kandidatëve në procedurën e votimit, mbledhjen dhe përcaktimin e rezultateve të votimit, edhe atë brenda 48 orëve pas pranimit.

Kundër vendimit të KSHZ-së, mund të ngritet padi deri në Gjykatën Administrative brenda 24 orëve pas pranimit të vendimit. Gjykata Administrative e Republikës së Maqedonisë, përsëri pas ankesës, është e detyruar të marrë vendim brenda 48 orëve nga pranimi i saj.

Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale do të mbahet më 29 tetor. /Fol/