rsz_qenan,Miq të dashur, “Erdha nga qyteti në fshat” , është një këngë që e kam dëgjuar qysh si fëmijë, atëkohë të kënduar nga këngëtarja e mirënjohur Shkurte Fejza. Ndërsa sot një projekt ,,Nga qyteti në fshat,, sot e paska promovuar mashtruesi i të gjitha kohërave Nikolla Gruevski. Mashtrimi kuptohet i joshur me subvencionimet premtuese. Por keni kujdes jo ata që kanë rrogë mujore më të lartë se -21.850,oo denarë. Në socializëm qyrkullonte një sllogan “lavdëro fshatin por jeto në qytet” . Me këtë projekt Nikolla Gruevski si duket dëshiron të thotë ,,Lavdëro qytetin por jeto në fshat,, . Miq të dashur ,është shum bukur të jetohet në fshat, por kudo që të jetoni duhet të jeni të lirë dhe të barabartë para ligjit. Nikolla Gruevski është autokrati i shëndruar gati në diktatorë, ai është i aboluar, ështi mbi ligjin, çfardo krimi apo hajnije të bëjë ai , ai është sipas Ivanovit i lirë, i pafajshëm deri sa të jetë gjallë. Mbase dëshiron që më pak të ketë njerëz në protesta nëpër qytete, andaj thotë kthehuni nëpër fshatra do tu japim para, por kuptohet parat tuaja buxhetore ,por ju shitet se sikur do tua jep nga xhepi i Belizes. Jetoni ku të doni dhe ku të mundeni,të zgjedhni vendëbanimin është e drejtë e garantuar me kushtetutë kudo në botë, por protestoni kundër mashtruesve.

Qenan Aliu