Pas deklaratës  së kreut të Lëvizjes  Besa   Bilall Kasami në Rruga Drejt se Ziadin Sela nuk ka marrë pjesë në thirrjet për bashëpunim opozitar dhe nuk ka marrë asnjë telefonatë  ka reaguar  edhe Ziadin Sela në  profilin e tij në fejsbuk.

në vazhdim shënimi i z Sela:

“Shqiptarët janë lodhur me marrëveshje prapa kuintave, larg syve të tyre. Ata kanë të drejtë të dinë se çfarë marrëveshje bëjmë për ta, sepse e tyre dhe për ata është marrëveshja, të paktën sipas koncepteve tona politike. Politika dhe partitë politike, poashtu janë pronë e tyre sepse ata na japin fuqinë dhe ne duhet të jemi transparent me ata. Ne do të themi të vërtetën, çdo herë publikisht, sepse duam ti japim fund taktizimit dhe lojës politike të pistë, që dikush bën gati një vit me bashkëpunimin dhe bashkimin opozitar, aq të nevojshëm për shqiptarët. Nga e vërteta acarohen vetem njerëzit e rremë, ata që jetojnë me gënjeshtrën dhe prandaj nuk duan të përballen. E dini pse? Sepse ne nuk themi duhet, por themi hajdeni ta bëjmë.
Ne jemi për PO, ndërsa ju mos luani me durimin tonë…

zs koment b