Rritja e numrit të njerëzve të infektuar si dhe mbërritja e llojeve të reja të koronavirusit ngritën alarmin në qeveri. Lëvizja e parë u bë sot dhe ky është propozimi për të futur orën policore nga ora 22:00 deri në 5:00.

Sapo Komisioni për Sëmundjet Infektive të propozojë, është më se e qartë se qeveria do ta pranojë këtë propozim dhe se ky propozim ka “aminin” edhe nga Ministri i Shëndetësisë Venko Filipce.

Pse qeveria vendos për një hap të tillë?

Ka disa arsye. Së pari për të fshehur turpin nga rritja e numrit të të infektuarve në situatën kur deri dje nuk kishim asnjë vaksinë të vetme nga porositë bëra për tu furnizuar, duke mos llogaritur donacionin që ka bërë Serbia. Së dyti, cili është qëllimi i futjes së një orar ndalimi në një situatë kur asnjë objekt hotelierik nuk është i hapur pas orës 21:00. Korona sulmon pas orës 22 dhe është e qetë deri në orën 21?

Qytetarët në Maqedoni kanë përvoja të pakëndshme me orët policore. Të gjithë e mbajmë mend se si vitin e kaluar masat u lehtësuan para Bajramit dhe u forcuan para Pashkëve.