Sateliti i parë i komunikimeve i prodhuar në Turqi, Türksat 6A, do të jetë funksional në vitin 2022, tha presidenti turk Recep Tayyip Еrdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).

Njoftimi i presidentit Erdoğan erdhi gjatë Samitit Vizionar të Shoqatës së Industrialistëve dhe Biznesmenëve të Pavarur (MUSIAD), në të cilin AA ishte partneri global i komunikimit.

“Ne po hedhim hapa revolucionarë në teknologjinë hapësinore. Kemi themeluar Agjencinë Hapësinore të Turqisë. Lançuam në hapësirë satelitin Türksat 4A në vitin 2014 dhe Türksat 4B në vitin 2015”, tha Erdoğan.

“Me lejen e Zotit, vitin e ardhshëm do të lançojmë satelitin Türksat 5A dhe më 2021 Türksat 5B. Por, më e rëndësishmja, në vitin 2022 do të funksionalizojmë satelitin vendor Türksat 6A”, shtoi Erdoğan.

Sateliti Türksat 6A është zhvilluar nga Qendra e Montimit, Integrimit dhe Testimit Satelitor në kryeqytetin Ankara.