Kryeministri Edi Rama i është drejtuar qytetarëve sot me një mesazh duke iu uruar atyre Ditën e Pavarësisë, 28 Nëntorin dhe njëkohësisht, që këto ditë festash kombëtare të kthehen në ditë solidariteti. Po ashtu, Rama i ka mëshuar faktit se ekziston vetëm një adresë, një adresë unike shtetërore, për grumbullimin e të gjitha ndihmave për të dëmtuarit nga tërmeti.

Rama shkruan në Fb:

“Mirëmëngjes dhe me adresen unike shtetërore për adresimin e çdo kontributi, në https://e-albania.al/dhuro ju uroj të gjithëve Ditën e Pavarësisë dhe uroj që këto ditë festash tradicionale kombëtare, të kthehen në ditë të shënuara solidariteti kombëtar, në respekt të atyre që s’janë më dhe në mbështetje të familjeve që sot kanë nevojë për të gjithë ne.