Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, gjatë një kofernce për gazetarët në Bosnjë dhe Hercegovinë për herë të parë foli rreth njoftimeve për antentat ndaj tij.
Erdogan: “Ky lajm i ka arritur më nga MIT. Jam këtu, sepse nuk frigohem. Pse? Për shkak se këto lloje të kërcënimeve, ata nuk mund të më ndalojnë ta mbajmë këtë rrugë”, tha Erdogan.
Erdoğan sot mbërriti për një vizitë pune në BeH ndërsa është planifikuar edhe një adresim i tij në sallën ”Juan Antonio Samaranch-Zetra” ku do të mbahet Kongresi i gjashtë i Unionit Evropian të Demokratëve Turq.
Presidenti turk u takua me kryesuesin e presidencës së BeH-së, Bakir Izetbetgoviç dhe gjatë ditës do të nderohet me doktoratë nderi nga Universiteti Ndërkombëtar i Sarajevës.