Presidenti i Turqisë, Erdogan, ka deklaruar se tentimi për grusht shtet ka dështuar sepse “s’ka asnjë fuqi që është mbi dëshirën e popullit”.

Ai ka thënë se të gjithë “ata që tentuan të bëjnë grusht shtetin e befasishëm do të marrin përgjigjen e merituar, pavarësisht çfarë institucioni përfaqësojnë”.