Në Maqedoni për momentin moti është i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa lokalisht ka reshje të rrëmbyeshme. Në pjesën qendrore të Luginës së Vardarit dhe në jugperëndim të vendit fryn erë e përforcuar nga drejtimi jugor. Në pjesët veriore era pasdite u ndryshua në veriperëndim dhe kohë pas kohe po përforcohet.
Nga DPHM informojnë se orët e vona të pasdites dhe në orët e mbrëmjes, reshje më të mëdha priten në pjesët veriore dhe lindore të vendit, ku lokalisht do të jenë më të rrëmbyeshme dhe të përcjella me bubullima. Në disa vende pritet të reshin edhe mbi 25 l/m2 shi. Do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi jugor dhe juglindor, e cila gradualisht deri në fund të ditës gjithkund do të ndryshojë në perëndimor dhe veriperëndimor. Në orët e natës nën ndikimin e fronit të ftohtë atmosferik të përcjellë me lëshimin e ajrit të ftohtë nga veriu do të ketë ftohtë të shpejtë, ndërsa në malet reshjet do të kalojnë në borë, por do të dobësohen dhe do të pushojnë.
Nesër, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit dhe me reshje të dobëta të shiut, ndërsa në male do të ketë reshje bore. Do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor, ndërsa erë më e fuqishme pritet të jetë në pjesët jugore dhe jugperëndimore të vendit në disa momente me shpejtësi edhe mbi 90km/h/ Temperatura e ditës do të arrijë prej 8 deri në 16 gradë Celsius.
Të premten moti do të jetë i thatë, i ftohtë dhe me erë, ndërsa era do të jetë veriperëndimore dhe veçanërisht e theksuar përgjatë lumit të Vardarit. Temperatura e ditës në mënyrë shtesë do të zvogëlohet dhe do të arrijë prej 6 deri në 13 gradë Celsius.
Dukshëm do të ulet edhe temperatura e mëngjesit, veçanërisht gjatë fundjavës kur do të vijë deri në kthjellim dhe ulje të shpejtësisë së erës dhe kështu temperatura minimale në shumë vende do të jetë rreth ose nën zero. Temperatura e ditës nga e shtuna do të jetë në rritje.