Deputetja Ermira Mehmeti  e cila para disa ditëve e pakënaqur  me reformat brenda BDI-së paralajmeroi se ngrine të gjitha aktivitetet brenda BDI-së  dhe  akuzoi  rrëndë lideshipin  e BDI-së si “hiena” duke atakuar  drejpërdrejt Artan Grubin, njeriun më të afërt të kryetarit Ali Ahmenti duke e quajtur z Selfia dhe duke ia rikujtuar opinionit gafën e shekullit që z Grubi kishte shpejtuar të fotografohej me bustin e Metodija Shatorov Sharllos duke menduar se ishte busti i  Nexhat Agollit.

Edhe pse ajo sot ishtë shfaqur në manifestimin (elektoral) të  organizuar nga BDI, me sa duket  në nderim të figurës madhështore të Heroit Kombëtare Isë Boletinit, por nuk është pajtuar me tendecen e BDI-së për të keqpërdorur këtë figurë të madhe kombëtare për qëllime politike.Ajo ne statusin e saj në rrjetin fejsbuk ndër te tjera shkruan:

“Isa Boletini është i shqiptarëve, jo i BDI-së”

erm 2

Në një kohë kur rejtingu i BDI-së është në rënie drastike pas largimit të shume figurave të njohura politike dhe ish funksionarë që njëherit ishin  edhe themeluesit  e BDI-së , Gjeneral Ostreni, Komandant Qufa, Arben Llabënishti dhe së fundi Ermira Mehmetit, si duket BDI-në e ka kapluar frika  dhe mundohet që nëpermjet evenimenteve të këtilla manipulative sic ishte edhe vendosja e shtatores se Ise Boletinit në një rrugicë të Sarajit diku rreth 12 kilometra nga qendra e Shkupit , mundohet tua bëje mashtrimin e rradhës shqiptarëve./fol.mk