Në mbrëmjen e 21 dhe 22 Janarit ende kryerësi i panjohur ka kryer vjedhje të rëndë në xhaminë e Pashës në Tetovë ( Xhamia e Larme), transmeton Zhurnal.

Në rastin tjetër një kryerës i veprës penale vjedhje e rëndë ende i paidintefikuar ka kryer vjedhje në xhaminë e e “Rinisë”.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se në rastin e parë, kryerësi i kësaj vepre penale me dhunë e ka hapur derën kryesore në (Xhaminë e Larme), ka hyrë brenda dhe nga paratë e mbledhura vullnetarisht i ka marrë paratë rreth 500 denarë, 5 euro dhe 5 lira turke) dhe ka ikur në drejtim të panjohur.

Por rastin e dytë, kryerësi i veprës penale me dhunë e ka hapur një dritare në xhaminë e “Rinisë”, ku ka hyrë brenda por më pas është aktivizuar alarmi dhe ka ikur në drejtim të panjohur.

Kurse në vendngjarje kanë dalur ekipet e MPB-së në Tetovë, ku po ndërmerren masa për të kapur autorët e kësaj vepre penale për zbardhjen e plotë të rastit.