Zhytësit e Maqedonisë të udhëhequr nga klubi i zhytësve “Vrella” dhe klubi i zhytësve “Akuatek” zbuluan shpellë të re nënujore në liqenin e Matkës.

Gjatë kryerjes së aktiviteteve të rregullta në liqen dhe shpellën Vrella, zhytësit vendorë e kanë vërejtur hyrjen nga shpella e re nënujore dhe kanë vendosur ta hulumtojnë  pjesën në të cilën gjendet. Hyrja nuk vërehet lehtë sepse është shumë e fshehur në pjesën e rrethuar me shkëmbinj dhe është shumë i vështirë për hyrje sepse hapja për hyrje është shumë e ngushtë, theksohet në informacionin e klubit të zhytësve “Vrello” dhe klubit zhytës “Akuatek”.

“Edhe krahas terrenit së vështirë arritën ta kalojmë dhe të hyjmë në shpellën nënujore ku hapet galeri e madhe e cila ndahet në dy drejtime, gjegjësisht dy kanale”, deklaroi Goce Dimitrievski, zhytës i certifikuar i shpellave nga Vrello.

Zhytësit supozojnë se ekziston lidhje e ndërsjellë me Vrellon, për shkak të afërsisë së drejtpërdrejtë të dy shpellave nënujore. Ata vlerësojnë se ndonjë nga kanalet e brendshme të cilat i kanë vërejtur gjatë ekspeditës është e mundur të çojë pikërisht deri te ndonjëra prej galerive të Vrellos.

Shpellat nënujore paraqesin pasuri natyrore dhe tërheqin si vizitorë të vendit ashtu edhe të huaj, ndërsa njëherit sjellin edhe rezultate dhe njohuri të mëdha shkencore-hulumtuese.