Prej sonte në mesnatë çmimi i EUROSUPER BS -98 dhe Vaji ekstra i lehtë për amvisëri ulet për 0,5 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS -95 dhe EURODISEL-i mbetet i njëjtë.

Në pajtim me vendimin e sotëm të Komisionit Rregullator për Energjetikë, çmimi me pakicë i EUROSUPER BS-98 prej tani do të jetë 63,50 den/litër, ndërsa i Vajit ekstra i lehtë për amvisëri 36,50 denarë për litër.

Çmimi i EUROSUPER BS-95 edhe më tej mbetet 62 denarë për litër, ndërsa EURODISEL 48 denarë për litër.

Çmimi me pakicë i mazutit ulet për 0,213 denarë/kg dhe ai do të shitet me çmim prej 22,795 denarë/kg.

Çmimet e reja të derivateve të naftës janë bërë në pajtim me çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror në periudhën e fundit 14-të ditore.