Departamenti i Policisë i Nju-Jorkut dhe Departamenti i Zjarrfikësve i Nju-Jorkut është nisur me urgjencë drejt Trump Tower, rezidencës së presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

New York Post raporton se Trump Tower është duke u evakuuar, ndërsa arsyeja nuk dihet.

Një video e publikuar në rrjetin social Twitter, nga një përdorues i quajtur Cielo, shfaq policët duke nxitur njerëzit brenda që të dalin jashtë, dhe turma njerëzish duke u larguar me vrap, transmeton Gazeta Express.

Trump mësohet të mos jetë aktualisht brenda ndërtesës.