Presidenti i Rumanisë refuzoi të martën kandidaten e majtë të Social Demokratëve për kryeministre, Sevil Shhaideh, e cila pritej të bëhej kryeministrja e parë myslimane e vendit. Presidenti Klaus Iohannis nuk ka argumentuar ende mbi vendimin e refuzimit të Shhaideh, politikanes 52-vjeçare me origjinë turke, pjesë e komunitetit mysliman të vendit, prej rreth 65,000- vetësh.
 
“I kam analizuar mirë argumentet pro dhe kundër dhe vendosa të mos pranoj propozimin,” ishte prononcimi televiziv i Klaus Iohannis.
 
“I kërkoj koalicionit të PSD të bëjë një tjetër propozim”, tha ai.
 
PSD aprovoi kandidaturën e Shhaideh pas fitores bindëse të 11 dhjetorit me 45 për qind të votës. PSD dhe partnerja e sja e vjetër e koalicionit ALDE, kontrollojnë 250 nga 465 vendet e dy dhomave të asemblesë, aq sa për të zgjedhur liderin-lideren e tyre kryeministër. Kandidatura kryesore e liderit të partisë Liviu Dragnea, u anulua pasi ai po kryen dënimin e pezulluar me dy vjet burgi për mashtrim elektoral.
 
PSD kishte shpresuar që Dragnea të bëhej kryeministër por presidenti Iohannis ka bërë të qartë se nuk do të pranojë kandidatë me të dhëna kriminale.