Miq të dashur,
Ambasadori i SHBA-ve tha një të vërtetë lidhur me BONUSET famoze, mbase që moti edhe shum kush nga ne për këtë kemi shkruar, por sikur nuk deshti të dëgjojë askush. Pasiqë foli Bejli, dëgjuan dhe reaguan edhe Kshz-ja. Të drejtën dhe të vërtetën e dijmë shumkush nga ne, por , për ate deri më tani nuk deshtën të dijnë qeveria dhe vetë Kshz-ja. Megjithate tani e tutje do të duhet ta dijnë se në një turmë buxheti ad hok prej milijona eurosh para publike për një proces zgjedhorë nuk do të mund që një organ si Kshz-ja të sjellë vendim sipas kuteve të tyre se nga sa mijëra euro do ti ndajnë bonus për vehten e tyre. Gjthçka duhet bërë sipas ligjeve në fuqi .
Arsyetimi i Kshz-së me anë të kumtesës pas pronocimit të z. Bejli , se ata shtesa që janë ndarë na qenkan në pajtim me normat ligjore, është më shum se nënçmim i intelegjencës tonë.
Kryetari dhe anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor i zgjedhë Kuvendi , në bazë të procedurës paraprake konform Kodit zgjedhorë. Këta janë persona të zgjedhur me mandat dhe PAGA e tyre ka të bëjë si e të gjithë personave të tjerë që janë të zgjedhur apo emëruar .
Në fakt , pagë (konpensime) shtesë gjthsesi ju takon të gjithë administratës profesonale dhe të punësuarëve tjerë në KSHZ gjat intervaleve kohore prej kur shpallen zgjedhjet nga ana e kryetarit të parlamentit sepse prej atëherë fillojnë veprimet juridike zgjedhore. Konpensimet shtesë poashtu janë të përcaktuara me ligj, bile administratës së KSHZ-së gjat proceseve zgjedhore ju takon konpensim i dyfishtë sepse ata janë të angazhuar thuaja se 24 orë thënë kushtimisht.
Megjithëate anëtarëve të KSHZ-së në asnjë mënyrë nuk ju takon -BONUS- edhe ate shuma të majme, fjala është dhjetëra mija euro shtesë. Kësisoj konpensimesh nga pavarësismi i vendit kanë inkasuar anëtarët e këtij komisioni shtetërorë. Zatën kësisoj inkasimesh bëhen edhe në disa komisione tjera shetërore.
Anëtarët e komisionit shtetërorë marin paga mujore dhe privilegje tjera gjat gjithë madatit edhe kur nuk ka zgjedhje. Ata realizojnë vetëm mbledhjet e tyre me pjesëmarjen duke miratuar aktet e nevojshme sipas kodit për veprimet zgjedhore dhe shqyrtojnë ankimimet. Kurse të gjithë peshën e operacionalizimit dhe krijimit të kushteve në teren për zhvillimin e procesit zgjedhorë e mbanë ADMINSTRATA e Kshz-së, konsulentët dhe dhënësit e shërbimeve të cilat Kshz-ja i kontrakton me procedurë të furnizimit.
Anëtarët e KSHZ-së duke përcaktuar të ashtuquajtura BONUSE paga shtese për vehten e tyre, janë shndëruar në byrokrat autoritarë duke keqpërdorur parat publike dhe besimin e dhënë nga qytetarët përmes përfaqësuesëve të tyre konform demokracisë përfaqësuese parlamentare .
Madje, sa të paanshëm dhe të pandikueshëm nga politika ishin anëtarët e Kshz-së (së paku disa) e dëgjuam me veshët tonë, dhe se Kshz-ja edhe në zgjedhjet e fundit (parlamentare,lokale pati lëshime poashtu është fakt !

Qenan Aliu